Programi i Riintegrimit në Shqipëri

Medaille Trust është e përkushtuar t’ju mbështesë për një riintegrim të suksesshëm në Shqipëri.

UK flag

Nëse jeni shtetas shqiptar dhe jeni kthyer në Shqipëri, ose jeni gati të ktheheni nga Mbretëria e Bashkuar, Medaille Trust mund t'ju ndihmojë të rindërtoni jetën tuaj në Shqipëri. Kjo mund të jetë para se të largoheni ose deri në 12 muaj pas kthimit.

Medaille Trust është e përkushtuar t’ju mbështesë për një riintegrim të suksesshëm në Shqipëri.

Punojmë ngushtë me një rrjet organizatash të shoqërisë civile shqiptare për të ofruar mbështetje të përshtatur sipas nevojave tuaja individuale.

Ofron një program mbështetjeje 12-mujor të fokusuar në:

  • Punësim
  • Arsim ose formim profesional
  • Zhvillim personal dhe
  • Ndjekje të aspiratave të ardhshme

Gjithashtu, mund të ofrojmë ndihmë të menjëhershme në momentin e kthimit në Shqipëri dhe strehim afat-shkurter, përfshirë:

Mbështetje në momentin e mbërritjes

Ekipi ynë do të punojë së bashku me ju për të kuptuar llojin e mbështetjes që ju nevojitet — qoftë nisja e një biznesi, ribashkimi me familjen ose planifikimi për udhëtime të mëtejshme drejt një vendi tjetër. Qëllimi ynë është të sigurojmë një kthim të sigurt dhe të ndihmojmë në ndërtimin e një të ardhmeje pozitive për ju.

Lista e mbështetjes:

  • Mbështetje për punësim
  • Mbështetje financiare dhe teknike për hapjen e një biznesi
  • Mbështetje për te ndjekur kurse profesionale ose arsim të mëtejshëm
  • Ndihmë për të migruar në mënyrë të rregullt dhe të ligjshme
  • Mbështetje për pajisjen me dokumentacion brenda vendit
  • Mbështetje për mirëqenien psikologjike dhe këshillim
  • rejtimi/Informimi drejt shërbimeve lokale
  • Pritje në aeroport
  • Akomodim
  • Transport në një vendndodhje brenda vendit
  • Paketë të kujdesit personal dhe ushqime
  • Ndihmë të vogël financiare për nevojat e menjëhershme
  • Përkrahje për gjetjen dhe ribashkimin me familjen

Formulari i kërkesës për asistencë

Ju lutemi plotësoni formularin këtu nëse jeni të interesuar të bashkoheni në Programin e Riintegrimit

Pyetësor i plotë

Kontaktet në Mbretërinë e Bashkuar

(Para nisjes/anglisht)

Telefoni: (+44) 0800 069 9913
Orari i hapjes: 09:00 - 17:00 (GMT) Hënë-premte

Email: albania@medaille-trust.org.uk

 

Kontaktet Shqipëri

(Pas kthimit në Shqipëri/shqipfolës)

Telefoni: (+355) 69 44 56 042
Orari i hapjes: 09:00 – 17:00 (GMT +1) E hënë - e premte

Email: albania@medaille-trust.org.uk

Ju lutemi vini re se Shërbimi i Riintegrimit Medaille Trust Albania nuk ndihmon ose këshillon për çështjet e imigracionit, kërkesave për azil ose kthime.

Shërbimi i Kthimit Vullnetar

Nëse nuk keni leje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po mendoni të ktheheni vullnetarisht në Shqipëri, mund të kontaktoni Shërbimin e Kthimit Vullnetar.

Merrni ndihmë për t'u kthyer në shtëpi nëse jeni emigrant në Mbretërinë e Bashkuar: Përmbledhje - GOV.UK

Shërbimi i kthimit vullnetar
Telefon: 0300 004 0202
Nga e hëna në të premte, 9 e mëngjesit deri në 5 pasdite

Nëse keni të drejtë, shërbimi i kthimit vullnetar mund të:

  • Ju shpjegojnë opsionet tuaja për t'u kthyer në shtëpi
  • ju ndihmojnë të merrni dokumente udhëtimi, të tilla si pasaportë
  • paguani biletat e udhëtimit, nëse nuk jeni në gjendje

Ju gjithashtu mund të keni të drejtë të aplikoni për mbështetje financiare deri në 3,000 £.
Ju mund ta përdorni këtë mbështetje për të gjetur një vend për të jetuar, për të gjetur një punë ose për të filluar një biznes në vendin tuaj.


Ndihma për emigrantët

Telefononi Migrant Help UK nëse jeni azilkërkues që keni nevojë për mbështetje ose këshilla

Ndihma e Migrantëve në Mbretërinë e Bashkuar
Telefononi: 0808 801 0503
Nga e hëna në të premte, 8 e mëngjesit deri në 8 pasdite
(shërbim 24-orësh për urgjenca)

Telefonatat në këtë numër janë falas.

Merrni ndihmë përmes bisedës në internet të Migrant Help UK
Plotësoni formularin e kontaktit të Migrant Help UK





Shkarkoni fletëpalosjen tonë informative

Ne kemi përpiluar një fletëpalosje të dobishme qe mund t’a shkarkoni për t'u printuar me të gjithë informacionin që ju nevojitet.

Shkarkoni fletëpalosjen

Funded by the UK Government